Aktualitet

Vrasja e Gentjan Bejtjas, policia: Brenda makinës së djegur u gjetën 4 armë zjarri

Ndërkohë policia përmes një njoftimi ka konfirmuar se brenda makinës së djegur u gjetën 4 armë zjarri të djegura.

15 Mars 2024, 18:55 Nga N.F
Vrasja e Gentjan Bejtjas, policia: Brenda makinës së djegur u
Makina e djegur

FUSHË-KRUJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Larushkë të Fushë Krujës. Nga atentati i regjistruar mbeti i vrarë Gentjan Bejtja. Nga detajet e reja të zbardhura rreth ngjarjes së rëndë mësohet se është gjetur i djegur një automjet tip "Land Rover" brenda të cilit u gjenden 4 kallashnikovë. Ndërkohë policia përmes një njoftimi ka konfirmuar se brenda makinës së djegur u gjetën 4 armë zjarri të djegura.

Krujë/Informacion shtesë. Në vazhdim të veprimeve hetimore, në fshatin Hasan është gjetur një automjet tip "Land Rover", i bardhë, i djegur, brenda të cilit janë gjetur katër armë zjarri të djegura. Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Gentian Bejtja u ekzekutua ditën e sotme në banesën e tij. Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë dhe ishte i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda. Në 9 janar të vitit 2022, Gentian Bejtja ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka i cili ndodhej me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti.

gentjan bejtja atentat vrasje policia

Sondazh

Poll