Aktualitet

Tentoi azil po nuk ia miratuan/ Ja kush u gjet në banesën e Bejtjas pas ekzekutimit

Pas këtij atentati, i cili ishte i treti, Bejtja tentoi që të largohej nga vendi, duke kërkuar edhe azil në Norvegji dhe Suedi, por nuk ia kanë miratuar.

15 Mars 2024, 17:56 Nga h.k
Tentoi azil po nuk ia miratuan/ Ja kush u gjet në banesën e Bejtjas
Foto ilustruese

FUSHË-KRUJË-Të tjera detaje zbulohen për vrasjen në oborrin e banesës së tij të Gentjan Bejtjas.

Në momentin e atentatit që i mori jetën, në banesë ndodhej vetëm gruaja e tij.

Pas këtij atentati, i cili ishte i treti, Bejtja tentoi që të largohej nga vendi, duke kërkuar edhe azil në Norvegji dhe Suedi, por nuk ia kanë miratuar.

Gentian Bejtja u ekzekutua ditën e sotme në banesën e tij. Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë dhe ishte i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda. Në 9 janar të vitit 2022, Gentian Bejtja ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka i cili ndodhej me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti.

gentjan bejtja

Sondazh

Poll