15 Mars 2024, 17:01
Nga h.k
Foto ilustruese
FUSHË-KRUJË-Gentian Bejtja, të cilin e ekzekutuan pak minuta më parë, ka qenë i njohur për disa ngjarje të ndodhura. Disa kohë më parë iu vra vëllai i gruas Ramazan Sino, dhe iu plagosën dy fëmijët e tij, 13 dhe 8 vjeç, është një emër i njohur për drejtësinë.
Në 9 janar të vitit 2022 Gentian Bejtja ish polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka i cili ndodhej me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti.
Kjo ngjarje akoma nuk është zbardhur. Bejtja ishte njëri nga njerëzit që piu kafe me Enver Stafukën, pak minuta para se ky të rrëmbehej dhe të zhdukej në mes të Fushë-Krujës, natën 8 shkurtit 2015.
I njohur si ish-mik i Durim Bamit, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, 42-vjeçari Gentjan Bejtja ka qenë i dyshuar për një seri ngjarjesh në zonën e Fushë-Krujës, por jo vetëm.
Në shtator të vitit 2016, ndaj tij u bë një atentat me tritol. Bejtja po udhëtonte me makinën e tij tip “Tuareg”, në fshatin Nikël të Krujës, kur nga poshtë mjetit shpërtheu eksplozivi që e dëmtoi rëndë në këmbë.
42 vjeçari, u përmend shumë si personi i cili dyshohet që së bashku me Enver Stafukën kishin vjedhur makinën me të cilën u krye vrasja e kryekomisar Dritan Lamajt 24 shkurt 2013. Por me vendim gjykate Betja dhe Stafuka u shpallën të pafajshëm me 13 nëntor 2013, pasi u vlerësua se nuk kishte prova të mjaftueshme për dënimin e tyre për akuzën e vjedhjes në bashkëpunim.
Gentian Bejtja është shoqëruar edhe për dy atentate, atë të vrasjes së Ilias Çalit në autostradën Tiranë-Durrës, në prill të 2022-it dhe atentatit ndaj Marklen Hakës në qershor po të vitit të shkuar, por nuk u gjetën prova për ta fajësuar si autor të dyshuar.
gentjan bejtja
Aktualitet
15 Mars 2024, 16:19
N.F
Projektet
TIRANË- Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner do të investojë 1 mld dollarë në Shqipëri. Sipas Bloomberg dh&eu...
Aktualitet
15 Mars 2024, 16:45
h.k
FUSHË-KRUJË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Larushkë të Fushë Krujë...
Aktualitet
15 Mars 2024, 14:37
M.B
Altin Dumani
TIRANA- Sot u publikua një deklaratë që kreu i SPAK, Altin Dumani, që kishte të bënte me kërcënim...
Aktualitet
15 Mars 2024, 14:25
M.B
Foto ilustruese
SHKODËR- Një aksident është regjistruar në Koplik ku mësohet se një 75-vjeçar me inicialet L. G.,...
Aktualitet
15 Mars 2024, 14:02
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Karriera dhe këshillat rreth saj janë vendimtare për të ardhmen e të rinjve, por në Ballkan, ndryshe ...
Aktualitet
15 Mars 2024, 13:54
S.N
Foto Ilustrim
SHKODËR- Një burrë 57-vjeçar ka denoncuar në polici një 50-vjeçare në Shkodër. Sipas tij 50-...
Aktualitet
15 Mars 2024, 13:41
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Jetëgjatësia në Shqipëri arriti 79,1 vjeç në vitin 2022 me një diferencë prej 1.5 vitesh ...
Aktualitet
15 Mars 2024, 13:24
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
DURRËS- Një aksident u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Durrës ku një automjet përplas pr...
Aktualitet
15 Mars 2024, 13:12
M.B
Foto ilustruese
VLORA- Një 36-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap me doza kokaine. Gjatë operacionit t&eum...
Aktualitet
15 Mars 2024, 13:01
S.N
Foto Ilustrim
BULQIZË- Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi shiste lëndë narkotike të tipit...