Aktualitet

Qëllohet me armë zjarrin një person në Shkodër

“Rreth orës 16:35, në fshatin Grude e Re, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të bagazhit të automjetit të shtetasit G. L., 35 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër. 

15 Mars 2024, 18:54 Nga h.k

Qëllohet me armë zjarrin një person në Shkodër

SHKODËR-Të shtëna me arme zjarri janë regjistruar në fshatin Grude. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar ne drejtim të shtetasit Gent Larushku. Ai ka shpëtuar pa u lënduar. Policia është nisur drejt vendit te ngjarjes.

“Rreth orës 16:35, në fshatin Grude e Re, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të bagazhit të automjetit të shtetasit G. L., 35 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër. 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.

 

 

plagosje ne shkoder

Sondazh

Poll