Aktualitet

Detaje nga ekzekutimi Gentjan Bejtjas/ Në automjetin e djegur Land Rover, gjenden 4 kallashnikovë

Nga detajet e reja të zbardhura rreth ngjarjes së rëndë mësohet se është gjetur i djegur një automjet tip "Land Rover" brenda të cilit u gjenden 4 kallashnikovë.

15 Mars 2024, 17:40 Nga DOSJA

Detaje nga ekzekutimi Gentjan Bejtjas/ Në automjetin e djegur Land Rover,

FUSHË-KRUJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Larushkë të Fushë Krujës. Mësohet se Gentjan Bejtja ka mbetur i vrarë si pasojë e një atentati. Nga detajet e reja të zbardhura rreth ngjarjes së rëndë mësohet se është gjetur i djegur një automjet tip "Land Rover" brenda të cilit u gjenden 4 kallashnikovë.

Ky është atentati i tretë i regjistruar ndaj vikitmës ndërsa mësihet se Bejtja tentoi që të largohej nga vendi, duke kërkuar edhe azil në Norvegji dhe Suedi, por nuk ia kanë miratuar. Më datë 4 Korrik të vitit 2023 iu bë një atentat, jashtë ambienteve të banesës ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan L. Sino 29 vjeç dhe të plagosur Alvi G. Bejtja 13 vjeç dhe djali tjetër 10 vjeç.

Më 9 Janar të vitit 2022, Gentian Bejtja i shpëtoi një atentati në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, ndërsa mbeti i plagosur miku i tij 31-vjeçar Klodian Stafuka që ishte me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti. Ngjarja mbetet e pazbuluar.

Gentian Bejtja i shpëtoi po ashtu dhe një atentati me eksploziv të ndodhur në Shtator të vitit 2016 kur në mjetit e tij një sasi eksplozivi shpërtheu dhe e plagosi atë.

Gentian Bejtja u ekzekutua ditën e sotme në banesën e tij. Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë dhe ishte i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda. Në 9 janar të vitit 2022, Gentian Bejtja ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka i cili ndodhej me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti.

gentjan bejtja

Sondazh

Poll