Sport

Ja çiftet çerekfinaliste të Conference League/ Olimpiakos - Fenerbahçe, finalja 'parakohshme'!

Pretendentët për të ngritur trofeun përballen që në këtë fazë duke vështirësuar shumë parashikimet e mëtejshme

15 Mars 2024, 14:16 Nga DOSJA

Ja çiftet çerekfinaliste të Conference League/ Olimpiakos -

ZVICER - Në Nyon të Zvicrës është hedhur edhe shorti i fazës çerekfinale të Conference League, pas atij të Champions dhe Europa League. Edhe për këtë trofe ka skuadra interesante që do të tentojnë të ngrenë kupën.

Klub Bryzh do të përballet me PAOK-un e Selanikut, ndërkohë që do të jetë dhe përballja e madhe greko turke, mes Olimpiakosit dhe Fenerbahces.

Asto Villa do të masë forcat me Lilën, ndërkohë që çifti tjetër është ai mes Vitoria Plzen dhe Fiorentinës.

Ja çiftet çerekfinaliste të Conference League/ Olimpiakos -

Greku Vasilis Tsartas, një ish-lojtar mes klubeve të Sevillas, ka qenë përgjegjës për nxjerrjen e ‘goglave’ që kanë diktuar fatin e çifteve.

Kujtojmë se çerekfinalet do të luhen: ndeshjet e para të enjten, më 11 prill dhe ato të kthimit më 18 të po këtij muaji. Gjysmëfinalet janë planifikuar për 2 maj (ndeshja e parë) dhe 9 maj (ndeshja e dytë). Finalja do të luhet më 22 maj në AEK Arena të Athinës.

Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen në rendin e mëposhtëm :

1. Fituesi i çiftit numër 3 - Fituesi i çiftit numër 2

2. Fituesi i çiftit numër 4 - Fituesi i çiftit numër 1

Dhe shorti ka përcaktuar, që finalja do të luhet në këtë rradhë, si brenda ashtu edhe jashtë saj:

Fituesi gjysmëfinal numër 1 - Fituesi gjysmëfinal numër 2

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll