Sport

Butragueno: "Real - Man.City është një sfidë mes skuadrave me vokacion sulmues. Do të jetë një reklamë për futbollin"...

“Do të sfidojmë kampionët në fuqi, një skuadër shumë të fortë, një skuadër me lojtarë të jashtëzakonshëm”

15 Mars 2024, 16:18 Nga DOSJA

Butragueno: "Real - Man.City është një sfidë mes

SPANJE - Menaxheri i Real Madridit, Emilio Butragueño foli për “Sky Sport” për shortin e Champions League, që do të përballë skuadrën spanjole kundër kampionëve në fuqi Manchester City në çerekfinale:

“Ne do të luajmë një çerekfinale dhe do ta përballojmë ashtu siç është. Sfidojmë kampionët në fuqi, një skuadër shumë të fortë, një skuadër me lojtarë të jashtëzakonshëm. Shpresojmë të luajmë një ndeshje të mirë dhe t'i bëjmë të lumtur tifozët tanë.

Do të jetë një ndeshje madhështore për publikun mes dy skuadrave me vokacion sulmues dhe që duan të luajnë futboll në sulm. Besoj se ndeshjet e këtij lloji shërbejnë për të rritur pasionin e njerëzve për këtë sport të bukur”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Real Madrid C.F. (@realmadrid)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll