Europa League / Milani do të luajë ndaj Romës, Liverpool “peshkon” Atalantën!
ZVICER - Në Nyon të Zvicrës është hedhur edhe shorti i fazës çerekfinale të Europa League ku janë përcaktu...
Manchester City - Real Madrid, përplasje “brirësh” për hegjemoni kontinentale…

ZVICER - Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i fazës çerekfinale të Champions League, ku janë përcaktuar duele vërtet spektakolare.
Kështu kampionët në fuqi të Evropës, Manchester City do të përballen me 14 herë kampionët e kontinentit, Real Madridin, në një duel që pritet të jetë vërtet i zjarrtë, ku ka duele individuale tepër interesante.
Si ai mes Haaland dhe Vinicius e sidomos ai mes Pep Guardiolës dhe Carlo Ancelotti, me trajnerin katalanas që sigurisht ka motivim të dyfishtë për të eliminuar ‘los blancos’. Për më tepër, Real Madridi do të kërkojë të marrë revanshin ndaj ‘Citizens’ për eliminimin në gjysmëfinale të sezonit të kaluar
Sfidë tjetër interesante është edhe ajo mes Paris Saint Germainit dhe Barcelonës. Është ky një duel që të kthen pas në vitin 2017, kur skuadra katalanase realizoi arritjen historike teksa përmbysi humbjen 4-0 të pësuar në Paris, duke fituar me rezultatin 6-1 në Spanjë.

Nuk mund të anashkalohet as sfida mes Arsenalit dhe Bayern Munichut, me skuadrën bavareze që sheh Champions League, si shansin e vetëm për të shpëtuar sezonin, ndërkohë që Arsenali po përjeton një formë të mirë në kampionat.
Sfida e fundit çerekfinale është ajo që vë përballë Atletico Madridin, 3 herë finalist i Champions League dhe Borussia Dortmundit, fitues i kompeticionit në 1997.
Ndërkaq janë përcaktuar edhe çiftet gjysmëfinaliste, ku fituesja e Real Madrid -Manchester City do të përballet me fituesen e çiftit Arsenal - Bayern, ndërsa fituesja e çiftit PSG - Barcelona do të përballet me fituesin e Atletico Madrid - Borussia Dortmund.
B.T (Dosja.al)
ZVICER - Në Nyon të Zvicrës është hedhur edhe shorti i fazës çerekfinale të Europa League ku janë përcaktu...
SENEGAL - Më 22 dhe 26 mars, kombëtarja e Senegalit do të luajë dy ndeshje kundër Gabonit dhe Beninit, për të nis...
Champions League ZVICËR- Shorti i Champions League është hedhur ditën e sotme në Nyon të Zvicrës. Katër &ccedi...
TIRANE - Trajneri Sylvinho ka zbuluar listën e të grumbulluarve për dy ndeshjet miqësore të muajit mars, atë me Kilin në Pa...
ANGLI - Arsenali njoftoi këtë të enjte se ka arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës së Ben W...
SHBA - Tifozët e Nashville e provokuan Leo Messin në ndeshjen kundër Inter Miami, për Champions League të CONCACAF, me...
SPANJE - Pasi eliminoi Interin nga Champions League me një paraqitje të shkëlqyer, Memphis Depay godet lojtarin e...
SPANJE - Këtë të enjte, Robert Lewandowski ka dhënë një intervistë për gazetën polake “Meczyki&rdqu...
HOLANDE - Jordan Henderson ka pranuar edhe një herë se ka bërë gabim, kur u transferua në Arabinë Saudite gjatë ver&eu...
ANGLI - Gareth Southgate publikoi këtë të enjte listën me 25 të thirrurit për ndeshjet miqësore të kombëtares s&e...