Sport

Europa League / Milani do të luajë ndaj Romës, Liverpool “peshkon” Atalantën!

Në Nyon të Zvicrës është hedhur edhe shorti i fazës çerekfinale të Europa League ku janë përcaktuar duele vërtet interesante.

15 Mars 2024, 13:10 Nga DOSJA

Europa League / Milani do të luajë ndaj Romës, Liverpool

ZVICER - Në Nyon të Zvicrës është hedhur edhe shorti i fazës çerekfinale të Europa League ku janë përcaktuar duele vërtet interesante.

Duke qenë se në këtë fazë nuk ka më kufizime në short për klube nga i njëjti shtet, një prej çifteve çerekfinaliste do të jetë Milan-Roma.

Skuadra tjetër italiane e Atalantës nuk ishte dhe aq me fat, duke qenë se do të luaj në raundin tjetër përballë Liverpool-it, një prej skuadrave padyshim më të forta të kësaj kupe.

Leverkuseni i kualifikuar mrekullist përballë azerëve të Karabakut, do të ndeshjet me West Hamin ndrkohë që çifi tjetër do të jetë ai mes Benfikës dhe Marsejës.

Europa League / Milani do të luajë ndaj Romës, Liverpool

Ndeshjet çerekfinale do të luhen: 11 prill - 18 prill, ndërsa gjysmëfinalet më 2 maj - 9 maj. Sikurse dihet finalja do të jetë më 22 maj në Dublin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll