Sport

ZYRTARE/ Ben White rinovon kontratën me Arsenalin…

Lideri aktual i Premierligës njoftoi këtë të enjte rinovimin e kontratës me mbrojtësin anglez

15 Mars 2024, 12:00 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Ben White rinovon kontratën me Arsenalin…

ANGLI - Arsenali njoftoi këtë të enjte se ka arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës së Ben White. Mbrojtësi i gjithanshëm anglez, i cili ka luajtur si në qendër ashtu edhe në krah, është i sigurt në klubin londinez për një kohë më të gjatë.

Edhe pse Arsenali nuk zbuloi zgjatjen e kontratës së re të Ben White në deklaratën zyrtare, shtypi anglez tregon për një kohëzgjatje që shkon deri në vitin 2028, me opsionin e zgjatjes së kontratës edhe për një sezon.

Në moshën 26-vjeçare, mbrojtësi anglez tashmë është një pjesë e rëndësishme për skuadrën e Mikel Artetës. Që nga ardhja në vitin 2021 nga Brighton, Ben White ka luajtur 122 ndeshje për Arsenalin në të gjitha garat, në të cilat ka shënuar gjithsej 4 gola dhe ka bërë 9 asistime.

Madje, ishin këmbët e Ben White që shënoi golin e 10.000-të në historinë e Arsenalit, në ndeshjen kundër Sheffield United në fillim të muajit.

 “Jam vërtet i lumtur! Ka qenë një rrugëtim i gjatë dhe është mahnitëse të nënshkruash sërish dhe të jesh këtu për më shumë vite. E kam thënë më parë se nuk do të doja të isha askund tjetër, kështu që është perfekte. 

Kur hyn në klub, është pak më e frikshme, por është e mahnitshme të nënshkruash sërish dhe të kesh të njëjtat ndjenja krenarie. Është një arritje shumë e mirë”,- tha Ben White për mediat e Arsenalit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll