Aktualitet

"Rënie me 40 për qind e kallëzimeve nga institucionet", Dumani: SPAK nuk është shkopi magjik që të kontrollon çdo gjë

Dumani shtoi se institucionet si tatimet apo doganat ishin në nivelet zero sa i përket kallëzimeve.

15 Mars 2024, 12:22 Nga M.B

 

"Rënie me 40 për qind e kallëzimeve nga institucionet",
Altin Dumani

TIRANA- Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani ka marrë pjesë në një takimi të organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim ku tha se ka një rënie prej 40 për qind të kallëzimeve nga institucionet. Dumani shtoi se institucionet si tatimet apo doganat ishin në nivelet zero sa i përket kallëzimeve. Ai tha se për të qenë të ndërgjegjshëm duhet të bëjmë të gjithë, por SPAK, theksoi ai, nuk është shkopi magjik që të kontrollojmë çdo gjë.

Dumani tha se kompetencat e Gjykatës së Posaçme për të shqyrtuar ekzekutimet penale të të dënuarve duhet t’i kalojë Gjykatës së Posaçme. 

"Ka një rënie prej 40 për qind të kallëzimeve nga institucionet. Tatimet zero kallëzime, doganat zero. A ka apo jo korrupsion aty. Vetëm KLSH herë pas here depoziton kallëzime në Prokurorinë e Posaçme, patjetër Policia e Shtetit që po…, por detyra e çdo institucioni është të luftojë korrupsionin. Gjatë 2023 kemi regjistruar kallëzime sa për tre vite se bashku, duke qenë të vëmendshëm ndaj raportimeve ne media, kryejmë verifikimet tona dhe nga denoncimet që bëjnë politikanë të ndryshëm në media kemi regjistruar rreth 67 procedime dhe ju përkasin korrupsionit, abuzimit me prokurorimet. Për të qenë të ndërgjegjshëm duhet të bëjmë të gjithë, por ne nuk jemi shkopi magjik që të kontrollojmë çdo gjë. Çdo institucion ka bilbilfryrës, audite, mekanizma dhe nuk referojnë.

Tjetra, kompetencat e Gjykatës së Posaçme për të shqyrtuar ekzekutimet penale të të dënuarve duhet t’i kalojë Gjykatës së Posaçme. Sepse pa dashur t’i paragjykoj kolegët, por nuk mund të trajtohen ata që dënohen nga ne me një lehtësi sikur kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Flitet t’i shqyrtojë Gjykata e Posaçme dhe këtu kam parasysh lirimin e një ish-funksionari nga një gjykatë tjetër që ndodhi para kohe", ka thënë Dumani ndër të tjera.

 

altin dumani spak

Sondazh

Poll