Aktualitet

Aksident në Lezhë, makinat përfundojnë në parcelat anësore nga përplasja, plagoset francezi

Po ashtu raportohet se në mjetin tjetër nuk është gjendur asnjë person.

15 Mars 2024, 08:48 Nga M.B
Aksident në Lezhë, makinat përfundojnë në parcelat
Foto nga vendi i ngjarjes

LEZHA- Një aksident është regjistruar në aksin Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Spiten ku dy automjete janë përplasur duke përfunduar në dy anët e parcelave pranë rrugës. Mësohet se në njërin nga automjetet është gjetur i plagosur një shtetas francez, i cili është transportuar te Spitali i Traumës, në Tiranë.

Po ashtu raportohet se në mjetin tjetër nuk është gjendur asnjë person. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

lezha aksident

Sondazh

Poll