Aktualitet

"Bënte manovra të rrezikshme me makinë", drejtuesi i mjetit denoncohet nga qytetarët në Berat, gjobitet me 60 000 lekë

Bëhet me dije se automjeti në fjalë ishte me xhama të riveshur dhe pa kontroll teknik.

15 Mars 2024, 11:09 Nga M.B
"Bënte manovra të rrezikshme me makinë", drejtuesi i
Foto nga vendi i ngjarjes

BERAT- Drejtuesi i një mjeti, cili bënte manovra të rrezikshme me të gjatë qarkillimit në qytetin e Beratit, është gjobitur me 60 000 lekë dhe i është pezulluar leje e drejtimit. Denoncimi lidhur me rastin ka ardhur nga qytetarët e Beratit. Bëhet me dije se automjeti në fjalë ishte me xhama të riveshur dhe pa kontroll teknik.

Njoftmi i policisë:

Berat

Kreu manovra të rrezikshme me automjet me xhama të riveshur dhe pa kontroll teknik, ndëshkohet me masë administrative 60 000 lekë, drejtuesi, si dhe i pezullohet leja e drejtimit. Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Berat, pas denoncimeve të bëra nga disa qytetarë, për një drejtues automjeti që kryente manovra të rrezikshme, gjatë qarkullimit në qytetin e Beratit, kanë organizuar punën për identifikimin e tij.

Si rezultat i monitorimit të kamerave të sigurisë dhe i kontrolleve në terren, është identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat, drejtuesi, së bashku me automjetin me të cilin kryente manovra. Shërbimet e Policisë Rrugore e kanë ndëshkuar drejtuesin e automjetit, me masën administrative 60 000 lekë të rinj, si dhe i kanë pezulluar lejen e drejtimit, në bazë të neneve 139, 72 dhe 79, të Kodit Rrugor. Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit.

gjoba berat

Sondazh

Poll