Aktualitet

"Brenda automjetit të sektorit të anti-drogës", kapen 102 kg marijuanë në Igumenicë, arrestohen 2 oficerë grekë dhe shqiptari

Mësohet se rreth orës 02:25, me orën lokale, policia greke ka tentuar të ndalojë një automjet, që nga verifikimi rezultoi të ishte një mjet i sektorit të anti-drogës së Igumenicës.

15 Mars 2024, 08:44 Nga M.B
"Brenda automjetit të sektorit të anti-drogës", kapen
Foto ilustruese

GREQIA- Një sasi mbi 102 kg marijuanë është sekuestruar pas mesnatës në qytetin e Igumenicës në Greqi. Mësohet se rreth orës 02:25, me orën lokale, policia greke ka tentuar të ndalojë një automjet, që nga verifikimi rezultoi të ishte një mjet i sektorit të anti-drogës së Igumenicës. Automjeti nuk ka ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë deri sa është përplasur me 3 makina të parkuara. Policia greke ka ndërhyrë duke neutralizuar drejtuesin dhe pasagjerin.

Drejtuesi i mjetit u identifikua si Konstantinos Nakos, 41-vjeç, oficer i sektorit të anti-drogës së policisë së Igumenicës ndërsa pasagjeri, Arben Murto, 41-vjeç nga fshati Shalës i Bashkisë Konispol. Po ashtu bëhet me dije se brenda mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 19 pako me 102 kg 670 gram marijuanë.

Nga hetimet rezulton se oficeri Konstantinos Nakos ka qenë në detyrë, në patrullim, të planifikuar në oraret 22:00-06:00 së bashku me oficerin tjetër të anti-drogës, Dimitrio Oikonomou, 50-vjec, i cili gjatë operacionit rezultoi se ndodhej brenda një kafeneje, pranë kufirit greko-shqiptar. Policia greke ka njoftuar se gjatë kontrollit në mjet u gjet pistoleta e oficerit Oikonomou, ky i fundit u arrestuar po ashtu. 

greqia droga

Sondazh

Poll