Aktualitet

Koncensioni i Sterilizimit/ SPAK përfundon hetimet, 9 të pandehur, Beqaj në akuzë për shpërdorim detyre

Lidhur me çështjen, mësohet se ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt, do i komunikohet akuza të hënën.

15 Mars 2024, 10:03 Nga M.B
Koncensioni i Sterilizimit/ SPAK përfundon hetimet, 9 të pandehur,
SPAK

TIRANA- SPAK ka përfunduar hetimet për koncesionin e sterilizimit teksa pritet t'i komunikohen akuzat të pandehurve. Lidhur me çështjen, mësohet se ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt, do i komunikohet akuza të hënën. Mbi Beqajn rëndon akuza për shperdorim detyre kryer në bashkëpunim.

Të pandehur për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 mln euro janë Ilir Rrapaj, Klodian Rjepaj, Genc Burazeri, Marsela Serjanaj, Arben Gjata, Naile Ajazi dhe Petro Mersini, si dhe Saimir Kadiu. Ish-ministri Ilir Beqaj ndodhet në akuzë për shperdorim detyre kryer në bashkëpunim. Për sterilizimin janë nën masën e arrestit me burg Rjepaj dhe Rrapaj, dy persona të tjerë janë nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe 4 të tjerë nën masën “Detyrim paraqitje”.

Ilir Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. Hetimet 3-vjeçare të kryera nga SPAK kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.

Lista e shkeljeve përmban një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin; hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që t'u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura paraprakisht si dhe mosveprimin e Beqajt për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes Rrjepajt si kryetar i komisionit të koncesionit dhe Rrapajt si përfitues i tij. Shkelje ligjore janë gjetur edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare, që sipas gjyqtarit kanë qenë “dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit”.

ilir rrapaj koncensioni i sterilizimit klodian rjepaj ilir beqaj

Sondazh

Poll