Bota

Nisja e procesit të votimit në Rusi/ Michel "uron" Putin: Përgëzime për fitoren pa opozitë, pa liri dhe pa zgjedhje!

Michel shkroi në platformën "X", se dëshiron të përgëzojë Putin për fitoren e tij gjithëpërfshirëse në zgjedhjet që fillojnë sot.

15 Mars 2024, 11:50 Nga M.B
Nisja e procesit të votimit në Rusi/ Michel "uron" Putin:
Vladimir Putin dhe Charles Michel

BRUKSEL- Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, "uroi" me anë të ironisë presidentin rus, Vladimir Putin, për rizgjedhjen e tij, edhe pse votimi sapo ka filluar. Michel shkroi në platformën "X", se dëshiron të përgëzojë Putin për fitoren e tij gjithëpërfshirëse në zgjedhjet që fillojnë sot. Ai shtoi se fitorja e Putin vjen pa opozitë, pa liri dhe pa zgjedhje.

“Dua të përgëzoj Vladimir Putin për fitoren e tij gjithëpërfshirëse në zgjedhjet që fillojnë sot. Pa opozitë. Pa liri. Pa zgjedhje”, shkroi Michel.

Zgjedhjet në Rusi nisën sot dhe do të zgjasin për 3 ditë teksa nuk ka asnjë dyshim për fitoren e Vladimir Putin, i cili ka 24 vjet në pushtet. Fitorja e radhës, do t’i lejojë atij ta mbajë pushtetin deri në vitin 2030.

charles michel vladimir putin

Sondazh

Poll