Bota

Një ditë pas takimit të Escobar në Kosovë, Lajçak viziton sot Beogradin, takime 'kokë më kokë' me Vuçiç

Ndërkohë, dje në Prishtinë, Emisari i SHBA-së, Gabriel Escobar, bëri me dije se të martën në Bruksel do të bisedohet për çështjen e dinarit, ndërsa i kërkoi Kosovës të jetë fleksibile.

15 Mars 2024, 10:15 Nga E. D

 

Një ditë pas takimit të Escobar në Kosovë,
Miroslav Lajçak

SERBI- I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak do të takohet sot pasdite në Beograd me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Takimi Vuçiç-Lajçak do të fillojë në ora 18:00. Vizita e Lajçak në Beograd vjen pas asaj në Prishtinë, ditë më parë.

Ndërkohë, dje në Prishtinë, Gabriel Escobar, bëri me dije se të martën në Bruksel do të bisedohet për çështjen e dinarit, ndërsa i kërkoi Kosovës të jetë fleksibile. Gabriel Escobar, tha se me Kurtin ka pasur bisedë të mirë, ndërsa theksoi se Kryeministri i ka premtuar se do t’i shqyrtojë propozimet e tij.

Vuçiç më herët ka deklaruar se në takimin me Lajçakun, ndër të tjera, do të diskutojë edhe për votimet për heqjen e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës. Gjithashu Vuçiç tha se pas takimit me Lajçak do të shpjegojë se çfarë po planifikon Kurit.

Lajçak ka vizituar Kosovën javën që shkoi ku ka takuar zëvendëskryeministrin Bislimi me të cilin ka folur për zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe çështjen e dinarit.

miroslav lajçak

Sondazh

Poll

Bota 15 Mars 2024, 09:18 S.N

Stuhi të forta në SHBA, tre të vdekur

Foto Ilustrim SHBA- Stuhi të forta përfshinë qendrën e Shteteve të Bashkuara mbrëmjen e djeshme duke shkaktuar tornado, nj&eu...