Bota

Raporti i OKB-së: Po rritet numri i personave të dhunuar seksualisht nga autoritete ruse në Ukrainë, po arrijnë në krime lufte

Komisioni hetimor i ngritur nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut gjeti prova të reja që autoritetet ruse shkelin të drejtat ndërkombëtare të njeriut, ligjin ndërkombëtar humanitar dhe kryejnë krime lufte.

15 Mars 2024, 11:34 Nga S.N

UKRAINË- Hetuesit e OKB-së publikuan sot një raport të ri mbi luftën Rusi-Ukrainë. Në raport thuhet se janë shtuar vdekjet e civilëve, po rritet numri i njerëzve që i nënështrohen torturës, dhunës seksuale, krimeve që arrijnë në krime lufte, por edhe vjedhjes së pronave të panumërta kulturore.

Komisioni hetimor i ngritur nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut gjeti prova të reja që autoritetet ruse shkelin të drejtat ndërkombëtare të njeriut, ligjin ndërkombëtar humanitar dhe kryejnë krime lufte. Ky raport i hetuesve vjen pas pas 16 vizitave në Ukrainë dhe intervistave me 422 gra dhe 394 burra.

"Komisioni është i shqetësuar për shtrirjen, këmbënguljen dhe seriozitetin e shkeljeve dhe krimeve që ka hetuar dhe ndikimin e tyre te viktimat dhe komunitetet e prekura," thekson raporti i ri, i cili plotëson hetimet e mëparshme të Komisionit të botuara vitin e kaluar.

“Konfirmon konkluzionet e tij të mëparshme, sipas të cilave bollëku i këtyre sulmeve në Ukrainë dëshmon përbuzjen e forcave të armatosura ruse për vuajtjet që mund t'u shkaktohen civilëve”, nënvizojnë studiuesit.

Raporti thotë se dëshmitë e reja përforcojnë gjetjet e mëparshme të Komisionit, duke thënë se tortura e përdorur nga rusët në Ukrainë është përhapur sistematikisht. “Dëshmitë e reja përforcojnë gjetjet e mëparshme të Komisionit se tortura e përdorur nga autoritetet ruse në Ukrainë dhe Federatën Ruse është e përhapur dhe sistematike”, shtoi raporti.

Raporti i ri përshkruan në mënyrë specifike trajtimin e tmerrshëm të bërë ndaj të burgosurve ukrainas të luftës në disa qendra paraburgimi në Federatën Ruse. Ai gjithashtu dokumenton përdhunimet dhe llojet e tjera të dhunës seksuale ndaj grave në kushte që përbëjnë torturë. Hetimi bëri të mundur gjetjen e provave shtesë të transportit të paligjshëm të fëmijëve në zonat nën kontrollin rus. Për herë të parë, studiuesit shqyrtuan edhe fatin e objekteve dhe të dhënave kulturore në territoret e pushtuara. Ata hetuan në mënyrë specifike qytetin e Kherson.

Autoritetet ruse transferuan objekte kulturore nga Muzeu Rajonal i Artit Kherson dhe arkivat e rajonit në Krime, të aneksuarA në 2014 nga Moska. “Sipas vlerësimeve të stafit të dy institucioneve, më shumë se 10 mijë objekte nga Muzeu dhe 70% e dokumenteve nga godina kryesore e Arkivit Shtetëror janë hequr”, theksohet në raport.

Autoritetet lokale theksuan nevojën për të mbrojtur këto objekte nga shkatërrimi. Sipas studiuesve, autoritetet kryen një krim lufte duke sekuestruar pasuritë e Ukrainës, veçanërisht përmes një ligji të miratuar në mars 2023, i cili thotë se këto pasuri dhe të dhëna të sekuestruara tani i përkasin Rusisë.

krime lufte rusi-ukraine

Sondazh

Poll