Bota

Delegacioni turk bisedime në Irak, pritet që Erdogan të shkojë për vizitë së shpejti

Turqia dhe Iraku kanë marëdhënie të acaruar për shkak të operacioneve të përsëritura ushtarake turke kundër rebelëve kurdë në Irakun verior. Dy vendet kanë mosmarrveshje edhe rreth eksporteve të naftës.

15 Mars 2024, 10:46 Nga S.N
Delegacioni turk bisedime në Irak, pritet që Erdogan të
Foto Ilustrim

IRAK- Delegacioni i rangut të lartë turk zhvilloi bisedime në kryeqytetin irakian një ditë më parë, ku diskutoi për çështjet e sigurisë dhe energjisë. Ministri i Jashtëm irakian Fuad Hussein tha se këto bisedime u zhvilluan përpara një vizite të pritshme të presidentin turk Recep Tayyp Erdogan në Turqi.

"Ne diskutuam një gamë të gjerë çështjesh dypalëshe dhe rajonale dhe vizitën e ardhshme," tha ministri irakian në X,
Presidenti turk Rexhep Tayyp Erdogan pritet të vizitojë Irakun, pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili përfundon në prill, por end enuk ka detaje mbi nëj datë fikse. Delegacioni turk ishte i përfaqësuar nga Ministri i Jashtëm Hakan Fidan, Ministri i Mbrojtjes Yasar Guler dhe shefi i inteligjencës Ibrahim Kalin.

Turqia dhe Iraku kanë marëdhënie të acaruar për shkak të operacioneve të përsëritura ushtarake turke kundër rebelëve kurdë në Irakun verior. Dy vendet kanë mosmarrveshje edhe rreth eksporteve të naftës. Gati një dekadë pasi kërkoi arbitrazh ndërkombëtar, qeveria federale irakiane vitin e kaluar fitoi njohjen e të drejtës së saj për të kontrolluar eksportet e naftës kurde dhe Ankaraja u urdhërua të paguante 1.5 miliardë dollarë dëmshpërblim për transportimin e tyre pa miratimin e Bagdadit. Në shenjë proteste, Ankaraja mbylli tubacionin e eksportit.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme turke Oncu Keceli tha të mërkurën se shpresonte se tubacioni do të rihapet sa më shpejt të jetë e mundur. Ai shtoi se Erdogan do të diskutojë detajet gjatë vizitës së tij.

Iraku tha pas takimit të sigurisë me Turqinë, se prania e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit në Irak, një parti kjo e shpallur si organizatë terroriste nga Ankaraja, përfaqëson një shkelje të kushtetutës së Irakut. Ndërsa Turqia e mirëpriti vendimin e Irakut për ta konsideruar këtë parti të ndaluar në Irak.

irak turqi

Sondazh

Poll

Bota 15 Mars 2024, 09:18 S.N

Stuhi të forta në SHBA, tre të vdekur

Foto Ilustrim SHBA- Stuhi të forta përfshinë qendrën e Shteteve të Bashkuara mbrëmjen e djeshme duke shkaktuar tornado, nj&eu...