Bota

Personeli i sigurisë në aeroportet e Gjermanisë sërish në grevë

Edhe ditën e djeshe u prekën nga grevat e punonjësve të këtij sektori disa aeroporte duke e çuar në 600 numrin e fluturimeve të anuluara me rreth 90 mijë pasagjerë të prekur, sipas të dhënave të shoqatës së aeroporteve ADV.

15 Mars 2024, 09:50 Nga S.N
Personeli i sigurisë në aeroportet e Gjermanisë sërish
Foto Ilustrim

GJERMNI- Edhe këtë të premte për shkak të grevës sërish do të ketë anulime fluturimesh në disa aeroporte të Gjermanisë. Të prekur janë kryesisht aeroportet në Drezden, Hanover, Dortmund, Weeze dhe Karlsruhe/Baden. Në grevë do të jetë personeli i sigurisë. Sindikata Verdi me grevën synon të ushtrojë presion ndaj punëdhënësve për raundin pasues të bisedimeve mbi kontratat e punës.

Bisedimet janë planifikuar për në datën 20 mars. Verdi kërkon paga më të larta ndër të tjera shpërlime për punonjësit që kanë orë shtesë. Edhe ditën e djeshe u prekën nga grevat e punonjësve të këtij sektori disa aeroporte duke e çuar në 600 numrin e fluturimeve të anuluara me rreth 90 mijë pasagjerë të prekur, sipas të dhënave të shoqatës së aeroporteve ADV.

Grevat në rrjetin e qarkullimit ajror, hekurudhor dhe atij urban janë shpeshtuar gjatë tremujorit të parë të këtij, pasi sindikatat dhe sipërmarrësit nuk bien dakord për rritjen e pagave për kontratat e punonjësve në sektorë të ndryshëm shërbimi.

Marrë nga Dw

verdi aeroporte gjermani

Sondazh

Poll

Bota 15 Mars 2024, 09:18 S.N

Stuhi të forta në SHBA, tre të vdekur

Foto Ilustrim SHBA- Stuhi të forta përfshinë qendrën e Shteteve të Bashkuara mbrëmjen e djeshme duke shkaktuar tornado, nj&eu...