Bota

"Ka rrëfyer për momentin e lëshimit të dronëve në Ukrainë", rusi arrestohet për tradhti

Në një deklaratë, FSB tha se i arrestuari kishte montuar dhe lëshuar mjete ajrore pa pilot për të krijuar objektiva të rreme në afërsi të objekteve të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse.

15 Mars 2024, 09:27 Nga M.B
"Ka rrëfyer për momentin e lëshimit të dronëve
Foto ilustruese

MOSKË- Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha sot se një shtetas rus ishte arrestuar në Moskë nën dyshimin për tradhti, pasi kishte rrëfyer për montimin dhe lëshimin e dronëve në emër të Ukrainës. Në një deklaratë, FSB tha se i arrestuari kishte montuar dhe lëshuar mjete ajrore pa pilot për të krijuar objektiva të rreme në afërsi të objekteve të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse.

Agjencia e lajmeve Interfax citoi një video të publikuar nga FSB duke thënë se i arrestuari kishte punuar për Legjionin e Lirisë së Rusisë, një grup të mërguarish rusë të armatosur pro-Ukrainës. Në muajt e fundit, Kievi ka shtuar sulmet kundër objektivave ekonomike brenda Rusisë, duke goditur disa rafineri nafte dhe fabrika metalike.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Bota 15 Mars 2024, 09:18 S.N

Stuhi të forta në SHBA, tre të vdekur

Foto Ilustrim SHBA- Stuhi të forta përfshinë qendrën e Shteteve të Bashkuara mbrëmjen e djeshme duke shkaktuar tornado, nj&eu...