Aktualitet

Makina me shpejtësi të lartë përplaset me karburantin në Durrës, 2 persona në gjendje të rëndë

Po ashtu, bëhet me dije se 4 persona janë nisur drejt spitalit ndërsa 2 janë në gjendje të rëndë.

14 Mars 2024, 21:09 Nga M.B

Makina me shpejtësi të lartë përplaset me karburantin

DURRËS- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës, në afërsi të Urës së Dajlanit. Mësohet se një makinë me shpejtësi është përplasur me një karburant. Po ashtu, bëhet me dije se 4 persona janë nisur drejt spitalit ndërsa 2 janë në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një prej personave është akoma në automjet.

aksident durres

Sondazh

Poll