U fsheh pas shkurres me 13 kg kokainë me vete, dënohet me 18 muaj burg shqiptari në Holandë
Foto Ilustrim HOLANDË- Një 52-vjeçar shqiptar në Holandë është dënuar me 18 muaj burg pasi akuzohet se ka trafiku...
Bëhet me dije se në transport dhe në shitje kanë marrë pjesë edhe bashkëshortet e të dyshuarve dhe si pasojë njëra prej tyre është dënuar me arrest shtëpie. Disa prej të dyshuarve postonin në rrjete sociale mbajtjen e armëve dhe shuma të madha parash cash duke u mburur.
ITALI- Një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike, pjesë e të cilit ishin edhe persona me kombësi shqiptare, është goditur nga policia italiane. Prokuroria Publike Sondrio lëshoi 12 masa sigurie, 6 masa arrest me burg, 1 detyrim paraqitjeje dhe 5 arreste shtëpiake. Këto masa u ekzekutuan për persona të kombësive shqiptare, rumune, domenikane dhe italiane.
Ky grup transportonte dhe shiste lëndë narkotike të tipit kokainë në sasi të konsiderueshme. Droga shitej në Livigno për konsumatorët vendas dhe turistët e huaj që ishin të shumtë për shkak të atraksioneve të skive. Ndërsa u identifikuan edhe 40 persona si blerës të kokainës, jo vetëm për përdorim personal por edhe për ta rishitur atë. Sipas mediave italiane droga shpërndahej me makinë dhe jepej në zona të izoluara të Livignos.
Bëhet me dije se në transport dhe në shitje kanë marrë pjesë edhe bashkëshortet e të dyshuarve dhe si pasojë njëra prej tyre është dënuar me arrest shtëpie. Disa prej të dyshuarve postonin në rrjete sociale mbajtjen e armëve dhe shuma të madha parash cash duke u mburrur.
Sipas informacioneve veprimtaria hetimore, e nisur në prill të vitit 2023, u përqendrua në Bashkinë Livigno, ku disa familje shqiptare, të lidhura me një të arratisur të kërkuar për vrasje, që i përkasin një klani mafioz nga Shkodra kanë marrë pjesë në tregtinë e kokainës.
Anëtarët e familjeve shqiptare të Livigno-s, si dhe narkotrafikantët vendas dhe të huaj që u shërbenin, u zbuluan se të gjithë ishin të integruar mirë në strukturën socio-ekonomike të Livigno-s, pasi ushtrojnë profesione, madje edhe të paguara mirë si në Livigno ashtu edhe në Zvicër, si punëtorë ndërkufitarë.
Organizimi i furnizimit me kokainë drejtohej nga një i arratisur shqiptar 26-vjeçar, i cili për shkak të rrjetit të tij të marrëdhënieve të lidhura ngushtë me mafian shqiptare, arriti që edhe në arrati të aktivizonte kanalet e furnizimit me kokainë, të degëzuara në Itali dhe Evropë. Në fakt, u konstatua se droga e porositur vinte nga zona e Brianzës, Torino dhe Brukseli. Në krye të organizatës kriminale ishin dy shqiptarë të tjerë xhaxhai 40-vjeçar i të arratisurit dhe një tjetër që kryente blerjet e drogës.
Skema e furnizimit me drogë bazohej në teknika kriminale të mirëpërcaktuara dhe kujdesi ekstrem i vërejtur në operacione si p.sh. përdorimi i gjuhës së koduar, kufizimi ekstrem i komunikimit. Kjo gjë e bëri jashtëzakonisht të vështirë kapjen e bisedave të dobishme dhe interpretimin e tyre, përfshirë rastet e bisedave të drejtpërdrejta.
Foto Ilustrim HOLANDË- Një 52-vjeçar shqiptar në Holandë është dënuar me 18 muaj burg pasi akuzohet se ka trafiku...
foto ilustruese ITALI- Dy shqiptarë përkatësisht të moshave 22 dhe 19 vjeç, janë arrestuar ditën e sotme në ...
Foto nga vendi i ngjarjes BRITANI- 39-vjeçari shqiptar, Dino Marku është dënuar me 18 muaj burg nga një gjykatë n...
TIRANË-Akademiku i njohur Artan Fuga në Facebook shkruan se sot ditën e Verës, duhet të kishte pasur një konkurs kombëtar p...
FIER-Ditën e sotme është përfshirë nga zjarri një pus nafte në fshatin Gjorgoz të njësisë administrative Cak...
foto ilustruese ZVICËR- Një shqiptar është dënuar me tre vite burg për pjesëmarrje në tregtimin e drogës ...
bajram luli BRITANI- I riu shqiptar, Bajram Luli është qëlluar për vdekje me thikë në Londër. 26-vjeçari, dyshoh...
grei bihuci FIER- Gjykata e Fierit ka lënë në burg dy kushërinjtë Florian dhe Klajd Muka, të cilët akuzohen për vra...
grei bihuci FIER- Gjykata e Fierit ka vendosur caktimin e masës "arrest në burg" për Florian dhe Klajdi Mukën. Bihuci gjeti vdekj...
Pamje nga vendi i ngjarjes ITALI- Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Itali ku një shqiptar ka tentuar të s...