Komision për të kontrolluar drejtësinë? Bardhi: Nuk bashkëpunoj për asnjë nismë që prek ligjet e reformës në drejtësi
gazment bardhi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ftuar në “Open” në News 24, ...
Në kallëzim përmendet kontrata koncensionare për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike, bërë në kohën kur Noka ishte ministër i Brendshëm.
TIRANA- Avokati Idajet Beqiri ka kallëzuar në SPAK deputetin demokrat Flamur Noka. Në kallëzim përmendet kontrata koncensionare për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike, bërë në kohën kur Noka ishte ministër i Brendshëm. Sipas kallëzimit kompania që do të zbatonte koncensionin u themelua gati një muaj më vonë.
Po ashtu në kallëzim thuhet se kontrata ishte me një afat 5-vjeçar ku u parashikua një investim prej 5 milionë euro dhe një fitim rreth 25 milionë euro. Aty shtohet se pas këtij afati 5-vjeçar parashikohej transferimi i pajisjeve dhe i aseteve te autoriteti publik.
Pjesë nga kallëzimi:
“Më 21 korrik 2008 Ministria e Brendshme ka bërë një kontratë koncensionare për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike me grupin Sagem Securite dhe me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, një organizatë jofitimprurëse. Kompania Aleat, e cila do të zbatonte koncensionin, u themelua gati një muaj më vonë, në 18 gusht 2008, që do të thotë se kur është firmosur kontrata, Sagem Securite nuk ekzistonte në Shqipëri. Pronarët fundorë të konçensionit janë francezi JEAN-ALAIN JOUAN dhe dy shqiptarët Aleksandër Sarapuli e Martin Mata. Deri në fund të vitit 2021, Shoqëria “Aleat” Sh.p.k ka rezultuar me një fitim neto në total prej 120 milionë euro. Për sa i takon xhiros vjetore përgjatë këtyre viteve, shifra fiksohet në vlerën e 50 miliardë lekëve ose rreth 500 milionë euro, ndërkohë që 2.2 miliardë lekë ose 18.8 milionë euro janë paguar si tatim mbi fitimin. Nuk është përfshirë këtu fitimi dhe xhiroja e kompanisë për periudhën e vitit 2022 dhe janar-korrik 2023, kur edhe ka përfunduar kontrata. Kjo kompani ka dalë me humbje vetëm vitin e parë, pra në vitin 2008, kur nuk kishte filluar ende të shiste pasaporta. Kontrata e firmosur më 21 korrik 2008 nga Ministria e Brendshme ishte me një afat pesëvjeçar. Në këtë kontratë u parashikua një investim prej 5 milionë euro dhe një fitim rreth 25 milionë euro. Pas këtij afati pesëvjeçar parashikohej transferimi i pajisjeve dhe i aseteve te autoriteti publik’’, thuhet në kallëzimin penal.
gazment bardhi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ftuar në “Open” në News 24, ...
afrim krasniqi TIRANË- “Mazhoranca ka një program për të cilin është votuar. Nëse lexoni programin e qeverisë...
dashamir shehi TIRANË- Për të kuptuar situatën, mjafton të sjellim një analizë konkrete mbi fakte. Në seancën...
foto ilustruese TIRANË- Mazhoranca socialiste ka 74 mandate në Kuvend. Bashkë me 3 mandatet e Partisë Social-Demokrate të Tom Dosh...
ervin salianji TIRANË- Aktualisht Partia Demokratike është e ndarë në dy grupime. Deputetët që mbështesin rithemeli...
TIRANË- ‘Ju lutem, kolegë deputetë, qytetarët kërkojnë të dëgjojnë buxhetin e tyre. Çfarë keni,...
neritan alibali TIRANË- Përballë radikalitetit të opozitës, mazhoranca ndërmori një tjetër hap, duke ndryshuar rre...
dashamir shehi TIRANË- Më 22 shtator 2023, u kërkua komisioni hetimor nga 45 deputetë të Kuvendit për rrjedhjen e të dh...
kuvendi TIRANË- Kjo, është gjuha që dëgjojmë rëndom nga i ashtuquajturi tempull demokracie….E enjtja e seancave ...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se do të dërgojë një ...