Hulumtimi gjatë krizës parlamentare: Çdo dy minuta u kalua një projektligj
foto ilustruese TIRANË- Mazhoranca socialiste ka 74 mandate në Kuvend. Bashkë me 3 mandatet e Partisë Social-Demokrate të Tom Dosh...
Ndryshimet në ligjin “Për turizmin” u miratuan në vetëm 5 minuta. 39 nene u miratuan duke lexuar në mënyrë mekanike. Normalitetin e ri të seancave mekanike e prishi një ndërhyrje e Elisa Spiropalit, Ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin.
TIRANË- Për të kuptuar situatën, mjafton të sjellim një analizë konkrete mbi fakte. Në seancën e datës 7 Mars 2024 ishin 7 pika në rendin e ditës. Seanca e drejtuar nga nënkryetarja Ermonela Felaj zgjati saktësisht 31 minuta. Procesi për projektligjin “Për Burimet Ujore” zgjati saktësisht 12 minuta.
Në këto 12 minuta, nuk pati asnjë diskutim, por plot 180 nene u miratuan përmes një leximi të shpejtë, mekanik pa bërë verifikim të kartonëve jeshilë:
“Ligji për ujërat për administrimin e ujërave në territorin e shqipërisë, një bllok me 200 nene me shumë rëndësi për shtetin shqiptar, nuk u diskutua, di kush gjë për këtë punë asgjë se seanca mbyllet me 7 minuta me 10 minuta”, u shpreh Dashamir Shehi, Kryetar i LZHK-së.
Ndryshimet në ligjin “Për turizmin” u miratuan në vetëm 5 minuta. 39 nene u miratuan duke lexuar në mënyrë mekanike. Normalitetin e ri të seancave mekanike e prishi një ndërhyrje e Elisa Spiropalit, Ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Ironikisht, fjala e ministres që supozohet të ishte më aktivja në Parlament, vetëm sa konfirmoi krizën e legjislativit: Elisa Spiropali: Kam 4 muaj që nuk e marr fjalën, po e marr meqëështë festa e mësuesit…
“Një student në shkollë nëse nuk ndjek procedurën në provim ai humbet vitin e shkollës, në parlament në mënyrë publike të gjitha procedurat janë shkelur. çdo lloj akti i miratuar që nga data 30 tetor e deri më sot është i paligjshëm, bazuar në rregulloren e kuvendit”, u shpreh Afrim Krasniqi, Instituti i Studimeve Politike.
Marrë nga Top Channel.
foto ilustruese TIRANË- Mazhoranca socialiste ka 74 mandate në Kuvend. Bashkë me 3 mandatet e Partisë Social-Demokrate të Tom Dosh...
ervin salianji TIRANË- Aktualisht Partia Demokratike është e ndarë në dy grupime. Deputetët që mbështesin rithemeli...
TIRANË- ‘Ju lutem, kolegë deputetë, qytetarët kërkojnë të dëgjojnë buxhetin e tyre. Çfarë keni,...
neritan alibali TIRANË- Përballë radikalitetit të opozitës, mazhoranca ndërmori një tjetër hap, duke ndryshuar rre...
dashamir shehi TIRANË- Më 22 shtator 2023, u kërkua komisioni hetimor nga 45 deputetë të Kuvendit për rrjedhjen e të dh...
kuvendi TIRANË- Kjo, është gjuha që dëgjojmë rëndom nga i ashtuquajturi tempull demokracie….E enjtja e seancave ...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se do të dërgojë një ...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se protestat e opozitës në Parl...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka thënë sot se me PS-në nuk kanë një marrëv...
foto ilustruese TIRANË- Depolitizimi i komisioneve zgjedhore, votimi i emigrantëve dhe transparenca e fondeve janë pikat e propozuara nga Pa...