Bota

SpaceX merr dritën jeshile për fluturimin e tretë

Nisja mund të realizohet në çdo kohë, dhe një transmetim i drejtpërdrejtë i ngjarjes do të fillojë në faqen e internetit të kompanisë rreth 30 minuta para nisjes.

14 Mars 2024, 15:16 Nga E. D
SpaceX merr dritën jeshile për fluturimin e tretë
SpaceX

KALIFORNI- SpaceX ka vendosur të fluturojë edhe një herë me raketën e saj gjigante Starship, pasi rregullatorët federalë kanë miratuar planet e kompanisë për një fluturim të tretë. Nisja mund të realizohet në çdo kohë, dhe një transmetim i drejtpërdrejtë i ngjarjes do të fillojë në faqen e internetit të kompanisë rreth 30 minuta para nisjes.

Administrata Federale e Aviacionit, e cila licencon lëshimet komerciale të raketave, i dha SpaceX dritën jeshile përfundimtare për misionin të mërkurën pasdite.

“FAA ka vendosur që SpaceX ka përmbushur kërkesat e sigurisë, mjedisit, politikave, dhe përgjegjësisë financiare”, tha agjencia në një deklaratë.

Ky fluturim provë vjen pas dy përpjekjeve të tjera të cilat përfunduan me shpërthime të anijes kozmike dhe të përforcuesit.

SpaceX është i njohur për përqafimin e fatkeqësive të zjarrta në fazat e hershme të zhvillimit të anijes kozmike, duke thënë se këto dështime ndihmojnë kompaninë të zbatojë me shpejtësi ndryshimet e dizajnit që çojnë në rezultate më të mira.

CEO i SpaceX, Elon Musk, e ka cilësuar raketën si mjet thelbësor në misionin themelues të kompanisë vendosjen e njerëzve në Mars për herë të parë. Gjithashtu, anija kozmike Starship është mjeti që NASA ka zgjedhur për të ulur astronautët e SHBA-së në Hënë si pjesë e programit të saj Artemis pas më shumë se pesë dekadave.

Zbarkimi i parë i astronautit nën programin Artemis është planifikuar të ndodhë në shtator të vitit 2026. Ndryshe, agjencia amerikane e hapësirës është zotuar të investojë deri në 4 miliardë dollarë, mbi 3 miliardë euro në Starship.

 

spacex

Sondazh

Poll