14 Mars 2024, 13:53
Nga N.F
Pamje nga protesta
KOSOVË- Dhjetëra qytetarë kanë protestuar të enjten në Prishtinë, duke kërkuar siguri dhe drejtësi për vajzat dhe gratë, pas dyshimeve se një vajzë e mitur u dhunua ditë më parë. Protestuesit marshuan në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrimin “Siguri për gratë”, “Poshtë patriarkati”, “Gra, revoltohuni” dhe “Drejtësi për gratë”.
Protesta u organizua nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist. Gjykata Themelore në Pejë konfirmoi për Radion Evropa e Lirë të mërkurën dy persona janë ndaluar dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit njëmujor, si të dyshuar për dhunimin e një 13-vjeçarjeje në Drenas.
Policia e Kosovës tha në një raport ditor më 11 mars se ishte duke e hetuar një rast të cilin e cilësoi si “zhdukje e një viktime femër kosovare”.
“Raportohet se viktima femër kosovare, kishte dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet për lokacionin e saj. Me datë 11.03.2024 rreth orës 00:50 njësitet e hetuesi ka lokalizuar viktimën e cila ishte e shoqëruar nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar”, thuhej në raport.
Rrjeti i Grave të Kosovës (RRGK) u bëri thirrje autoriteteve në një postim në Facebook t’i sjellin para drejtësisë të dyshuarit.
“RrGK kërkon nga institucionet, posaçërisht nga Prokuroria e Pejës që të bëhet një hetim serioz i veprës dhe të përpilohet aktakuza në mënyrë që dhunuesit të marrin dënimin e merituar”, tha ky rrjet.
Ky rrjet shtoi se “përdhunimi i vajzave dhe grave në shoqërinë tonë mbetet ndër brengat kryesore, për të cilën duhet të ngremë zërin të gjithë ne, vazhdimisht dhe pa asnjë kompromis”.
Në Kosovë, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, çdo vit raportohen dhjetëra raste të dhunës seksuale. Rrjeti i Grave të Kosovës ka thënë se numri më i madh i viktimave të kësaj dhune janë vajzat e moshës 13 deri në 16 vjeç. Kodi Penal i Kosovës parasheh dënime nga dy deri në 15 vjet burgim për dhunime e sulmet tjera seksuale.
Marrë nga REL
kosove dhunim proteste
Bota
14 Mars 2024, 13:39
N.F
Dmitry Medvedev
RUSI- Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev i ka bërë thirrje Ukrain...
Bota
14 Mars 2024, 13:22
N.F
Foto ilustruese
PORTUGALI- Të gjithë gazetarët në Portugali janë thirrur sot për të marrë pjesë në&n...
Bota
14 Mars 2024, 13:18
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Forcat ruse i sulmuan mëngjesin e së enjtes rajonet verilindore të Ukrainës me dronë dhe me një raket&e...
Bota
14 Mars 2024, 12:44
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Prania ushtarake e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë është e d...
Bota
14 Mars 2024, 11:55
N.F
Pamje nga vendi i ngjajres
KOSOVË- Tabelat e komunikacionit që tregojnë vendbanimet të shkruara në cirilik në në veri t&...
Bota
14 Mars 2024, 11:34
N.F
Manastiri i Deçanit
KOSOVË- Gazeta gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, FAZ ka publikuar një artikull rreth vendimit të fundit p...
Bota
14 Mars 2024, 11:17
S.B
Willie Carson
SHBA- Polici rrugor Willie Carson u sulmua nga një tufë gjelash deti në Florida. Një aparat fotografik në makin...
Bota
14 Mars 2024, 10:51
N.F
Ragip Jashari
KOSOVË- Ditën e sotme është raportuar lajmi për ndarjen nga jeta të ish-luftëtarit të UÇK...
Bota
14 Mars 2024, 10:48
r.ll
foto ilustruese
MOSKË- Rusia nuk do të marrë pjesë në konferencën e Zvicrës për Ukrainën edhe nëse ftohet...
Bota
14 Mars 2024, 10:29
N.F
Foto ilustruese
ZIMBABVE- Policia e Zimbabvesë shpëtoi më shumë se 250 të mitur, të cilët po përdoreshin për p...