Bota

Escobar viziton Manastirin e Deçanit, një ditë pas vendimit për pronat

Vizita e tij në këtë Manastir vjen vetëm një ditë pasi kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi pronat e këtij Manastiri.

14 Mars 2024, 14:43 Nga I.A

Escobar viziton Manastirin e Deçanit, një ditë pas vendimit

KOSOVË- I dërguari amerikan, Gabriel Escobar po qëndron sot  për vizitë në Manastirin e Deçanit. Escobar në këtë vizitë po shoqërohet edhe nga ambsadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier. Vizita e tij në këtë Manastir vjen vetëm një ditë pasi kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi pronat e këtij Manastiri.

Escobar gjatë ditës së sotme do të takohet me kryeministrin Kurti. Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit është bërë e ditur se takimi do të zhvillohet në orën 15:30. Escobar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronat e Manastirit të Deçanit, ishte një hap i domosdoshëm.

gabriel escobar jeff hovenier

Sondazh

Poll