Bota

VIDEO/ Përleshen fizikisht deputetët në Kuvend në Sarajevë: Turp të kesh!

Në sallën e Kuvendit të KS-së sot janë kapur fizikisht dy deputetë, Haris Zahiragiçit dhe përfaqësuesit të NiP-së, Elvis Vreta.

14 Mars 2024, 14:12 Nga N.F
VIDEO/ Përleshen fizikisht deputetët në Kuvend në
Pamje nga përleshja

SARAJEVË- Një përleshje fizike është regjistruat ditën e sotme në Kuvendin e Kantonit të Sarajevës. Në sallën e Kuvendit të KS-së sot janë kapur fizikisht dy deputetë, Haris Zahiragiçit dhe përfaqësuesit të NiP-së, Elvis Vreta. Gjithçka ka ndodhur pasi Elvedin Okeriç ia ka fikur mikrofonin Faruk Kapixhiçit (SDA) teksa ai po diskutonte për logon e Fondit Memorial të KS dhe i tha atij se duhet t’u kërkojë falje familjeve të dëshmorëve.

Kjo e mërziti Kapixhiçin, i cili me bujë u largua menjëherë nga salla, ndërsa përfaqësuesi tjetër i SDA-së, Haris Zahiragiç është nisur drejt Okeriait, duke i thënë “Turp të kesh”.

Më pas përfaqësuesi i NiP-së, Vreto, ka dalë përballë Zahiragiç-it, çka ka sjellë edhe një përplasje fizike, por fatmirësisht incidenti nuk ka përshkallëzuar.

kuvend perleshje sarajeve

Sondazh

Poll