Bota

E para në 42 vjet, gazetarët në Portugali në grevë për pagat dhe sigurinë

Protestat vijnë pasi në fillim të kësaj jave një nga grupet kryesore mediatike të vendit, Global Media njoftoi plane të reja për të pushuar nga puna rreth 20 punëtorë, duke përfshirë rreth 10 gazetarë, për shkak të "situatës së komplikuar financiare".

14 Mars 2024, 13:22 Nga N.F
E para në 42 vjet, gazetarët në Portugali në grevë
Foto ilustruese

PORTUGALI- Të gjithë gazetarët në Portugali janë thirrur sot për të marrë pjesë në një grevë për të denoncuar pagat e ulëta dhe pasigurinë e punës në një industri që përballet me vështirësi të mëdha. Protestat vijnë pasi në fillim të kësaj jave një nga grupet kryesore mediatike të vendit, Global Media njoftoi plane të reja për të pushuar nga puna rreth 20 punëtorë, duke përfshirë rreth 10 gazetarë, për shkak të "situatës së komplikuar financiare".

Agjencia portugeze e lajmeve publike "Lusa" ka ndaluar transmetimin e telegrameve nga mesnata e sotme, tha sindikata e gazetarëve, me më shumë se njëzet media të prekura nga greva.

“Pasiguria e punës dhe pagat e ulëta janë pengesë për të drejtën e qytetarëve për informim”, nënvizon në një deklaratë sindikata e gazetarëve, e cila b ëri thirrje për grevën e sotme.

Grevistët kërkojnë kryesisht “rritje pagash” për të përballuar inflacionin dhe respektimin e ligjit të punës për kompensimin e punës jashtë orarit. Disa mitingje janë planifikuar të zhvillohen sot në Lisbonë, Porto dhe Coimbra. “Greva e përgjithshme” e mëparshme e gazetarëve në Portugali u zhvillua në vitin 1982.

 global media greve portugali

Sondazh

Poll