Bota

FOTOT/ Hiqen tabelat me shkrimet serbe në Veri të Kosovës, zëvendësohen me tabela shqip-serbisht

Siç raporton mediumi në gjuhën serbe “KoSSev”, tani për tani janë zëvendësuar tabelat nga Rudare në Soçanicë dhe plani është që sot të ndërrohen deri në Jarinje.

14 Mars 2024, 11:55 Nga N.F
FOTOT/ Hiqen tabelat me shkrimet serbe në Veri të Kosovës,
Pamje nga vendi i ngjajres

KOSOVË- Tabelat e komunikacionit që tregojnë vendbanimet të shkruara në cirilik në në veri të Kosovës sot janë zëvendësuar me tabela dygjuhëshe, në gjuhën shqipe dhe atë serbe, por me alfabet latin.

Siç raporton mediumi në gjuhën serbe “KoSSev”, tani për tani janë zëvendësuar tabelat nga Rudare në Soçanicë dhe plani është që sot të ndërrohen deri në Jarinje.

Gjithashtu janë publikuar edhe pamje nga heqja e tabelave ku punonjësit duken duke i futur në makinë. Në foto duken edhe tabelat e reja me shkrimet në të dy gjuhët.

 

kosove veri tabela

Sondazh

Poll