Sport

Ja çfarë bën Simeone për rastin e humbur nga lojtarët e tij! - Shikoni videon

Atletico për pak u kualifikua, pasi kishte një rast të artë për 3-1, aq sa trajneri Diego Simeone u shtri në fushë nga emocionet.

14 Mars 2024, 01:09 Nga DOSJA
Ja çfarë bën Simeone për rastin e humbur nga lojtarët

SPANJE - Atletico Madrid-Inter ishte padyshim sfida më interesante e kësaj faze në Ligën e Kampioneve. Përballë u vunë dy skuadra me shumë ambicie në këtë turne dhe rezultati i ndeshjes së parë la gjithçka të hapur për duelin e kthimit.

Zikaltrit fituan me rezultatin 1-0 ndeshjen e parë në fushën e tyre dhe madrilenët u kundërpërgjigjën në “Metrapolitano” 2-1, duke e çuar sfidën në kohën shtesë.

Por, Atletico për pak u kualifikua, pasi kishte një rast të artë për 3-1, aq sa trajneri Diego Simeone u shtri në fushë nga emocionet.

Ndërkohë në përfundim të gjithçkaje ishte skuadra spanjolle ajo që kaloi më tej pas goditjes së penalltive.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll