Aktualitet

Peticioni i dytë i këtij lloji/ Të dënuarit në burgun e Drenovës letër Bardhit dhe Çuçit: Të përfshihemi në amnistinë penale

Në shkresën e tyre thuhet se ata janë të dënuar nga GJKKO dhe kanë vuajtur pjesën më të madhe të dënimit.

14 Mars 2024, 12:23 Nga r.ll
Peticioni i dytë i këtij lloji/ Të dënuarit në burgun e
burgu i drenoves

DRENOVË- Të dënuarit në burgun e Drenovës kanë nënshkruar një peticion dërguar kreut të grupit parlamentar të PS-së Bledi Çuçi dhe kreut të grupit të PD-së, Gazment Bardhi. 

Një pjesë e të dënuarve, të cilët vuajnë dënimin për vepra penale deri në 10 vjet, kërkojnë që të përfshihen në përfitimin e Amnistisë Penale. Ky peticion që përfshin rreth 50 të burgosur që vuajnë dënimin në burgun e Drenovës, është i dyti pas të dënuarve në burgun e Reçit.

Në shkresën e tyre thuhet se ata janë të dënuar nga GJKKO dhe kanë vuajtur pjesën më të madhe të dënimit. Veprat penale janë për “trafik narkotikësh”, “kultivim i bimëve narkotike”, “ndihmë kalim të paligjshëm të kufijve”, “pastrim parash”, ndërsa në peticion kanë shkruar edhe emrat e disa prej të dënuarve për këto vepra penale.

Të njëjtat vepra sipas tyre përfitojnë nga amnistia, por që nuk janë dënuar nga GJKKO. Të dënuarit thonë se kanë të drejtë të përfitojnë lirimin me kusht, ndërsa shprehen se e kanë të vështirë ta fitojnë për shkak të paragjykimit që u bëhet nga gjykatat.

 

burgu i drenoves gazment bardhi bledi çuçi

Sondazh

Poll