Bota

Hapet votimi në rajonin e Ukrainës për zgjedhjet presidenciale ruse (FOTO)

Më herët, presidenti rus, Vladimir Putin u ka bërë thirrje votuesve që të bashkohen për të përcaktuar të ardhmen e Rusisë duke votuar në zgjedhjet presidenciale.

14 Mars 2024, 09:35 Nga r.ll
Hapet votimi në rajonin e Ukrainës për zgjedhjet presidenciale
pamjet nga qendra e votimit

UKRAINË- Rusia po mbikëqyr votimin për zgjedhjet e saj presidenciale në territoret ukrainase të aneksuara ilegalisht. Këto imazhe, nga Mariupol, tregojnë qendra votimi të lëvizshme të hapura për publikun. Vendvotimet në tokën sovrane ruse hapen nesër dhe mbyllen të dielën.

Më herët, presidenti rus, Vladimir Putin u ka bërë thirrje votuesve që të bashkohen për të përcaktuar të ardhmen e Rusisë duke votuar në zgjedhjet presidenciale. Putin për mes një video është shprehur se çdo votë e rusëvë është me vlerë dhe ka kuptim.

“Është jetike të nënvizojmë kohezionin dhe vendosmërinë tonë për të ecur përpara së bashku. Çdo votë që ju jepni ka vlerë dhe kuptim. Për këtë arsye ju kërkoj që në ditët në vijim të ushtroni të drejtën e votës”, tha ai.

Në fjalën e tij, Putin vuri në dukje se të gjithë votuesit duan të shohin një Rusi të fortë, të lirë dhe të begatë për të rritur standardin dhe cilësinë e jetës. Presidenti rus e përshkroi ushtrimin e të drejtës së votës nga rusët si një demonstrim të ndjenjës patriotike dhe shtoi se kjo është veçanërisht e dukshme në zonat e Ukrainës lindore dhe jugore të kontrolluara nga forcat ruse. 

zgjedhjet presidenciale ruse ukraine

Sondazh

Poll