Bota

VIDEO/ Përfshihet nga flakët aeroporti në Rusi, tymi i zi "pushton" zonën

Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare për shkakun e zjarrit apo të lënduar.

14 Mars 2024, 09:43 Nga N.F
VIDEO/ Përfshihet nga flakët aeroporti në Rusi, tymi i zi
Pamje nga zjarri

RUSI- Një zjarr i madh ka shpërthyer në aeroportin e Sochit në Rusi. Sipas Ukrinform e cila ka ndarë video nga zjarri raportin se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme. Ndërkohë në video duket tym i zi dhe flakë të cilat kanë dalë nga kontrolli.

“Diçka po ndodhë në aeroportin e Sochit”, thuhet në mbishkrimin e videos së publikuar.

Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare për shkakun e zjarrit apo të lënduar. Zjarre të tilla janë raportuar shumë ditët e fundit në rajonet e Rusisë ndërsa pretendohet se disa prej tyre i ka shkaktuar ushtria ukrainase duke kryer sulme në territorin e Rusisë.

zjarr aeroport rusi

Sondazh

Poll