Bota

E rëndë në Greqi, 22-vjeçarja denoncon xhaxhain e saj: Më ka përdhunuar nga mosha 8-vjeçare për pesë vite rresht

Një 22-vjeçare ka rrëfyaer makthin që  që përjetoi për pesë vite të tëra nga xhaxhai i saj i cili e abuzoi seksualisht me të. Sipas hetimeve policore të Drejtorisë së Mbrojtjes së të Miturve Selanik autori i rastit të rëndë është një një 42-vjeçar.

14 Mars 2024, 10:00 Nga N.F
E rëndë në Greqi, 22-vjeçarja denoncon xhaxhain e saj:
Foto ilustruese

GREQI- Një tjetër rast përdhunimi ka tronditur Greqinë. Një 22-vjeçare ka rrëfyaer makthin që  që përjetoi për pesë vite të tëra nga xhaxhai i saj i cili e abuzoi seksualisht me të. Sipas hetimeve policore të Drejtorisë së Mbrojtjes së të Miturve Selanik autori i rastit të rëndë është një një 42-vjeçar.

Theksohet se ka pasur një denoncim të mëparshëm nga 22-vjeçarja sipas së cilës gjatë periudhës 2010-2015, kur ishte e mitur (nga 8 deri në 13 vjeç) xhaxhai i saj duke përfituar nga mungesa e prindërve në mënyrë të përsëritur dhe pa vullnetin e saj ka kryer veprime të pahijshme ndaj saj.


Nga i njëjti hetim nga autoritetet rezultoi se në vitin 2010 ai shikonte filma pornografikë përballë djalit të tij 4-vjeçar dhe nipit 7-vjeçar. Gjatë hetimeve paraprake u hetua një denoncim i gjysmëmotrës së tij për gjeste dhe sugjerime të turpshme ndaj saj, duke fyer dinjitetin e saj seksual.Siç bëri të ditur EL.AS, ndaj 42-vjeçarit është ngritur një dosje për veprat penale të përdhunimit,  akte seksuale me ose përballë të miturve, abuzim me të mitur dhe kanosje. Shkresat e lëndës i kalojnë Prokurorisë kompetente të Shkallës së Parë.

greqi perdhunim

Sondazh

Poll