Bota

Zgjedhjet në Rusi, Putin thirrje rusëve: Çdo votë që ju jepni ka vlerë

Putin për mes një video është shprehur se çdo votë e rusëvë është me vlerë dhe ka kuptim.

14 Mars 2024, 09:20 Nga N.F
Zgjedhjet në Rusi, Putin thirrje rusëve: Çdo votë që
Putin

RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin u ka bërë thirrje votuesve që të bashkohen për të përcaktuar të ardhmen e Rusisë duke votuar në zgjedhjet presidenciale nga nesër deri të dielën. Putin për mes një video është shprehur se çdo votë e rusëvë është me vlerë dhe ka kuptim.

“Është jetike të nënvizojmë kohezionin dhe vendosmërinë tonë për të ecur përpara së bashku. Çdo votë që ju jepni ka vlerë dhe kuptim. Për këtë arsye ju kërkoj që në ditët në vijim të ushtroni të drejtën e votës”, tha ai.

Në fjalën e tij, Putin vuri në dukje se të gjithë votuesit duan të shohin një Rusi të fortë, të lirë dhe të begatë për të rritur standardin dhe cilësinë e jetës. Presidenti rus e përshkroi ushtrimin e të drejtës së votës nga rusët si një demonstrim të ndjenjës patriotike dhe shtoi se kjo është veçanërisht e dukshme në zonat e Ukrainës lindore dhe jugore të kontrolluara nga forcat ruse. 

Presidenti rus tha se zgjedhja patriotike është e qartë për banorët e rajoneve të Donbasit në Ukrainën lindore dhe Novorossiya - një term carist për Ukrainën jugore - të cilët votuan për aneksimin e rajoneve të tyre në Rusi në referendumet e mbajtura në 2022.

"Ata votuan në një referendum në kushtet më të vështira në favor të bashkimit me Rusinë dhe përsëri, në ditët në vijim, ata do të bëjnë zgjedhjen e tyre. Do të votojnë edhe ata që marrin pjesë në operacionin special ushtarak. Ata janë shembull për të gjithë rusët”, përfundoi ai.

Putin ka qenë në pushtet në Rusi si president apo kryeministër që nga viti 2000. Në zgjedhjet presidenciale, ai përballet me tre kundërshtarë, asnjëri prej të cilëve nuk e ka kritikuar atë. Sondazhet tregojnë se ai ka mbështetjen e shumicës së rusëve, ndërsa një prej tyre tregon se ai ka marrë 75% të votave. Dy kandidatë në zgjedhje që u shprehën pro përfundimit të luftës në Ukrainë u përjashtuan nga procesi.

vladimir putin votime rusi zgjedhjet presidenciale ruse

Sondazh

Poll