Bota

Arrestohen katër pro-ukrainas në Shën Petersburg, akuzohen se po planifikonin helmimin e ushtarëve rusë

Të arrestuarit akuzohen për përgatitjen e sulmeve në Rusi dhe që kërkuan të helmonin ushtarët rusë.

14 Mars 2024, 08:51 Nga N.F
Arrestohen katër pro-ukrainas në Shën Petersburg, akuzohen se po
Foto ilustruese

RUSI- Shërbimet ruse të sigurisë FSB njoftuan sot se arrestuan në Shën Petersburg katër anëtarë të një organizate paraushtarake pro-ukrainase. Të arrestuarit akuzohen për përgatitjen e sulmeve në Rusi dhe që kërkuan të helmonin ushtarët rusë.

“FSB-ja i dha fund aktiviteteve të paligjshme në Shën Petersburg të një celule të organizatës paraushtarake ukrainase “Russian Volunteer Corps” (RDK) e cila vepronte në emër të Shërbimit Informativ të Ukrainës”, thuhet në një deklaratë.

Grupi përbëhej nga katër persona, të cilët planifikonin të helmonin me një substancë shumë toksike ushqimin e destinuar si ndihmë humanitare për ushtarët rusë të vendosur në zonën e operacionit të Rusisë në Ukrainë.

Anëtarët e organizatës në fjalë po vazhdonin gjithashtu të lokalizonin infrastrukturën jetike dhe objektet e transportit në Shën Petersburg dhe rajonin e Leningradit për të përgatitur më pas sulme.

Organizata e Trupave Vullnetare Ruse mori vëmendje të madhe pasi mori përgjegjësinë në mars 2023 për një inkursion në rajonin rus të Bryansk, i cili kufizohet me Ukrainën. Gjatë këtij sulmi, sipas autoriteteve ruse u vranë dy civilë dhe u plagos një fëmijë 11-vjeçar.

rusi arrestim lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll