Aktualitet

Shkak dyshohet se u bë fitimi i një basti, vritet me thikë i riu shqiptar në Londër (EMRI)

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të hënën, ndërsa sot u bë identifikimi nga familjarët.

13 Mars 2024, 21:27 Nga r.ll
Shkak dyshohet se u bë fitimi i një basti, vritet me thikë i riu
foto ilustruese

BRITANI- Një i ri shqiptar është vrarë në Londër, dyshohet për shkak të një basti. Bajram Luli, 25 vjeç pas bastit ka fituar 6 mijë paund dhe më pas ka pasur një sherr me persona të tjerë, të cilët e kanë qëlluar për vdekje me thikë në fyt.

Policia Metropolitane, e cila po heton këtë vrasje nuk ka ende të arrestuar për ngjarjen. I riu mësohet se është nga qyteti i Peqinit dhe nuk kishte shumë kohë që kishte shkuar në Britani, sipas TCH. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të hënën, ndërsa sot u bë identifikimi nga familjarët.

Ekzekutimi i Bajram Lulit e çon në dy numrin e shqiptarëve të vrarë në Angli gjatë këtyre tre muajve të parë të 2024. Bledi Petraj, 37 vjeç, u godit me thikë për vdekje më 4 Shkurt 2024. Një ditë më pas, Kozma Papa 21 vjeç, banues ne Yate, Bristol, u arrestua dhe doli përpara “Willesden Magistrates Court”, i akuzuar për vrasjen e Bledi Petrajt.

bajram luli vrasje ne londer

Sondazh

Poll