Aktualitet

Shpërdorim detyre me legalizime dhe leje ndërtimi, ekzekutohen disa urdhër-arreste në Sarandë

Kryesisht mësohet se janë ndaluar izyrtarë të mjedisit, hipotekës, pushtetit lokal në Sarandë dhe ish-legalizimeve.

13 Mars 2024, 21:58 Nga r.ll
Shpërdorim detyre me legalizime dhe leje ndërtimi, ekzekutohen disa
foto ilustruese

SARANDË- Policia e Shtetit po ekzekuton disa urdhër-arreste të lëshuara nga Prokuroria e Sarandës. Kryesisht mësohet se janë ndaluar izyrtarë të mjedisit, hipotekës, pushtetit lokal në Sarandë dhe ish-legalizimeve.

Ata dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën me legalizime, leje ndërtimi apo shkelje të tjera në Ksamil, Sarandë dhe zonën e plazheve.

Paraprakisht mësohet se janë mbi 10 urdhër-arreste të lëshuara nga organi i akuzës. Hetimi për ndërtimet pa leje ka nisur nga Policia e Vlorës dhe Prokuroria e Sarandës.

policia e sarandës

Sondazh

Poll