Bota

Vuante nga migrena kronike, mjekët i gjejnë vezë krimbash në trurin e tij

52-vjeçari amerikan u konsultua me mjekë pasi migrena e tij e zakonshme u bë më e shpeshtë dhe e rëndë dhe nuk po i përgjigjej mjekimit.

13 Mars 2024, 22:02 Nga E. D
Vuante nga migrena kronike, mjekët i gjejnë vezë krimbash në
grafia e kokes

SHBA- Vezët e krimbit të gjetura në trurin e një burri që vuante nga migrena të rënda besohet se janë shkaktuar nga proshuta e papjekur. 52-vjeçari amerikan u konsultua me mjekë pasi migrena e tij e zakonshme u bë më e shpeshtë dhe e rëndë dhe nuk po i përgjigjej mjekimit. Skanimet zbuluan një numër të vezëve të krimbave shirit në trurin e tij.

Burri u diagnostikua me neurocisticerkozë e shkaktuar nga taeniaza një formë infeksioni nga cistat e larvave të krimbit të derrit, i cili mund të futet në inde si muskujt dhe trurin. Studiuesit thanë se burri nuk kishte udhëtuar në asnjë zonë me rrezik të lartë.

“Pas marrjes në pyetje të mëtejshme, pacienti mohoi të hante ushqim të papërpunuar ose të rrugës, por pranoi se kishte zakon të hante proshutë të gatuar lehtë dhe jo krokante për pjesën më të madhe të jetës së tij”, tha studimi në American Journal Of Case Reports.

Studiuesit thanë se ata besojnë se infeksioni ishte transmetuar nëpërmjet autoinfeksionit pas larjes së pahijshme të duarve pasi ai kishte kontraktuar vetë taeniazën nga zakonet e tij të të ngrënit. Migrena 52-vjeçarit u përmirësua kur iu dha ilaçe antiparazitare dhe anti-inflamatore. Njerëzit janë më të rrezikuar nga infeksione të tilla nëpërmjet larjes së dobët të duarve ose gëlltitjes së ushqimit ose ujit të kontaminuar.

“Historikisht është shumë e pazakontë të hasësh mish derri të infektuar në Shtetet e Bashkuara dhe rasti ynë mund të ketë implikime në shëndetin publik”, shtuan autorët.

american journal of case reports

Sondazh

Poll