Bota

Drejtori i agjencisë së ndihmës së OKB-së bën thirrje: Të hetohet sulmi vdekjeprurës izraelit në ndërtesën e UNRWA

Thirrja e tij vjen pas një sulmi izraelit që vrau pesë palestinezë dhe plagosi 22 të tjerë në një qendër të shpërndarjes së ushqimit të UNRWA në Rafah, sipas një deklarate nga UNRWA.

13 Mars 2024, 21:04 Nga E. D
Drejtori i agjencisë së ndihmës së OKB-së bën
Qendra e shpërndarjes së UNRWA

GAZA- Komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët UNRWA Philippe Lazzarini bëri thirrje për një hetim mbi sulmet kundër objekteve të OKB-së, duke theksuar nevojen për llogaridhënie.

Thirrja e tij vjen pas një sulmi izraelit që vrau pesë palestinezë dhe plagosi 22 të tjerë në një qendër të shpërndarjes së ushqimit të UNRWA në Rafah, sipas një deklarate nga kjo agjenci. Të paktën një anëtar i stafit të UNRWA-s ishte në mesin e të vrarëve, thuhet në deklaratë.

"Sulmi i sotëm në një nga qendrat e pakta të shpërndarjes së UNRWA-s në Rripin e Gazës vjen pasi furnizimet ushqimore po mbarojnë, uria është e përhapur dhe, në disa zona, po kthehet në zi buke," tha Lazzarini.

Ai tha se koordinatat e të gjitha objekteve të UNRWA në të gjithë Rripin e Gazës janë të përbashkëta me palët në konflikt.

“Ushtria izraelite mori dje koordinatat duke përfshirë edhe këtë objekt”, tha Lazzarini.

philippe lazzarini

Sondazh

Poll