Bota

Protesta në mbështetje të palestinezëve në San Françisko, demonstruesit bllokojnë aeroportin

Pamjet nga tubimi tregojnë protestuesit duke mbajtur pankarta me slogane të tilla si "Armëpushimi i përhershëm tani", "Stop botën për Gazën" dhe "Ndaloni armatimin e Izraelit".  Medita lokale raportuan se kishte rreth 300 protestues.

13 Mars 2024, 21:41 Nga S.N
Protesta në mbështetje të palestinezëve në San
Foto Ilustrim

SHBA- Qindra qytetarë protestuan kundër luftës në Gaza dhe bënë thirrje për një armëpushim dhe për t'i dhënë fund ndihmës ushtarake të SHBA për Izraelin. Protestuesit bllokuan Aeroportin Ndërkombëtar të San Franciskos sot në kuadër të demonstrative në mbështetje të Palestinës.

Pamjet nga tubimi tregojnë protestuesit duke mbajtur pankarta me slogane të tilla si "Armëpushimi i përhershëm tani", "Stop botën për Gazën" dhe "Ndaloni armatimin e Izraelit".  Medita lokale raportuan se kishte rreth 300 protestues.

Demonstratat në mbështetje të armëpushimit të Gazës janë organizuar në disa qytete amerikane muajt e fundit, në afërtsi të aeroporteve dhe urave në New York dhe Los Anxhelos. Pati gjithashtu një “përkujtim” me qirinj jashtë Shtëpisë së Bardhë si dhe marshime në Washington.

Këtë muaj, protesta u organizuan përpara fjalimit të Presidentit Joe Biden për gjendjen e Bashkimit dhe para Çmimeve të Akademisë. Protestuesit shpesh ndërpresin fjalimet e Bidenit në mitingjet e tij të fushatës. Menaxhmenti i aeroportit tha se terminali ndërkombëtar mbeti i hapur, por pasagjerët u detyruan të merrnin një rrugë tjetër për të arritur atje pasi aktivistët bllokuan rrugën jashtë. Ndërsa nuk u raportua asnjë problematikë më vonesa  fluturimi.

palestina shba

Sondazh

Poll