Bota

Austria dëbon dy diplomatë rusë, Moska paralajmëron hakmarrje

Vjena i akuzon ata për veprime të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik dhe i ka urdhëruar që të largohen nga Austria brenda një jave, tha Ministria e Jashtme austriake në një deklaratë sot.

13 Mars 2024, 20:48 Nga S.N
Austria dëbon dy diplomatë rusë, Moska paralajmëron
Ambasada ruse në Moskë

AUSTRI- Austria po vijon me dëbimin e dy diplomatëve nga ambasada ruse, veprim ky që shkaktoi reagimin e ashpër të Rusisë , e cila paralajmëroi hakmarrje.

Vjena i akuzon ata për veprime të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik dhe i ka urdhëruar që të largohen nga Austria brenda një jave, tha Ministria e Jashtme austriake në një deklaratë sot.

Këto dëbime e çojnë në 11 numrin e diplomatëve rusë që Austria ka dëbuar që nga vera e vitit 2020, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme austriake. Ashtu si në rastet e mëparshme të dëbimeve, nuk u dhanë detaje për veprimet apo rrethanat specifike.

Në përgjigje, Moska theksoi se do të vazhdojë me hakmarrje për vendimin austriak, njoftoi Ministria e Jashtme ruse. Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA, Moska e quajti vendimin e Vjenës të pabazë.

austri rusi

Sondazh

Poll