Bota

Home Office: Do të paguajmë 3500 euro për azilkërkuesit që të kthehen në Ruandë

Marrëveshja do të jetë vullnetare dhe është e ndarë nga programi i dëbimit që është “ngrirë” pasi u gjykua nga gjykatat e vendit si e pasigurt.

13 Mars 2024, 21:32 Nga DOSJA
Home Office: Do të paguajmë 3500 euro për azilkërkuesit
Foto Ilustrim

BRITANI E MADHE- Qeveria britanike do të paguajë 3,500 euro për azilkërkuesit, aplikimet e të cilëve janë refuzuar për të shkuar vullnetarisht në Ruandë ,sipas njoftimit që bëri sot Home Office.

Marrëveshja do të jetë vullnetare dhe është e ndarë nga programi i dëbimit që është “ngrirë” pasi u gjykua nga gjykatat e vendit si e pasigurt. Marrëveshja e re është një variant i një marrëveshjeje ekzistuese që u jep të njëjtën shumë migrantëve që të kthehen në vendin nga kanë ardhur në Britani ilegalisht.

Duke iu përgjigjur njoftimit të fundit të qeverisë, sekretari laburist i imigracionit Stephen Kinnock tha: Edhe ministrat e qeverisë më në fund po e kuptojnë se plani i tyre për Ruandën nuk ka asnjë shans për sukses, kështu që ata po përdorin pagesën e njerëzve për të shkuar atje.

Qeveria ka përditësuar ligjin e Ruandës me qëllim që të kapërcejë boshllëkun ligjor. Ligji është në proces të shqyrtimit të Dhomës së Epërme dhe të Ulët që tashmë është refuzuar nga Dhoma e Lordëve dhe kthehet për shqyrtim javën e ardhshme. Në çdo rast, projektligji do të ratifikohet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe qeveria shpreson ta vërë në funksion, pra të dërgojë fluturimet ose fluturimet e para të emigrantëve në Ruandë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të ardhshme.

 

azilkerkuesit britani e madhe

Sondazh

Poll