Sport

VIDEO / Dimarco trondit Madridin, Griezman rikthen qetësinë…

Me shifrat 1-1 skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes, një rezultat që mban end Interin të kualifikuar për në fazën çerekfinale me shifrat e përgjithshme 2-1.

13 Mars 2024, 21:38 Nga DOSJA
VIDEO / Dimarco trondit Madridin, Griezman rikthen qetësinë…

SPANJE – Kryendeshja e mbrëmjes në këto ndeshje të fundit të fazës së 16-tshes së Champiopns League padyshim që është ajo që luhet në "Metropolitan" të Madridit mes Atletiicos dhe Interit. Zikaltrit kanë fituar ndeshjen e pare në “San Siro” 1-0, ndërkohë që janë po ata që zhbllokojnë takimin në këtë ndeshje të dytë me Dimarcon në minutën e 33-të.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i djemve të Simeones dhe është lojtari më i përfolur për të luajtur në këtë ndeshje për shkak të gjendjes jo të mirë fizike, Antonie Grizman ai që sjell barazpeshën brenda 3 minutave.

Me shifrat 1-1 skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes, një rezultat që mban ende Interin të kualifikuar për në fazën çerekfinale, me shifrat e përgjithshme 2-1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll