Sport

Luis Diaz në listën e kandidatëve, për të pasuar Kylian Mbappe në sulmin e PSG-së…

Paris Saint-Germain tashmë ka filluar kërkimet për të mbushur boshllëkun e Kylian Mbappe në linjën e tyre të sulmit përpara sezonit të ri… Luis Diaz është emrin e fundit në listën e tyre të transferimeve.

13 Mars 2024, 17:39 Nga DOSJA

Luis Diaz në listën e kandidatëve, për të pasuar Kylian

ANGLI - Liverpool shpenzoi 47 milionë euro dy vjet më parë për të nënshkruar me Luis Diaz nga Porto dhe nënshkroi kontratë deri në verën e vitit 2027, me sulmuesin kolumbian, aktualisht si një nga anëtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Jurgen Klopp, që do të largohet këtë vit…

Gjithsesi, të gjitha sa më sipër, nuk kanë kaluar pa u vënë re nga Parisi dhe me Kylian Mbappe që ka njoftuar se do të largohet në fund të sezonit, kampionët francezë e kanë vënë syrin te disa lojtarë të klasit të lartë, përfshirë edhe anësorin 27-vjeçar kolumbian.

Burimi i këtij lajmi është gazeta e vendlindjes së tij “El Pais”, që raporton se përveç Osimhen, Leao, Rashford dhe Salah, listës së parizienëve së fundmi i është shtuar edhe Luis Diaz, duke qenë se ‘Reds’, verën e ardhshme ata do të kenë peshën e tyre në rastet e rinovimit të kontratave të Salah dhe Van Dijk.

Sipas kolumbianëve, drejtuesit e ‘Reds’ nuk e kanë mbyllur derën e shitjes së Luis Diaz dhe kjo i ka dhënë kurajo Parisit, i cili duket në gjendje të mbulojë shumën prej 140 milionë eurosh (këto janë pretendimet e skuadrës Merseyside) për të nënshkruar. Ai mund të jetojë në Paris.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll