Sport

Sarri jep dorëheqjen si trajner i Lazios, ndihmësi i tij Martusciello, e zëvendëson…

Maurizio Sarri ka dhënë dorëheqjen si trajner i Lazios, njoftoi klubi i Serie A të mërkurën.

13 Mars 2024, 15:58 Nga DOSJA

Sarri jep dorëheqjen si trajner i Lazios, ndihmësi i tij Martusciello,

ITALI – Paralajmëruar të martën nga shtypi italian, tashmë është zyrtarizuar dorëheqja e Maurizio Sarrit nga posti i tij si trajner i Lazios. 

“SS Lazio njofton se Maurizio Sarri ka dhënë dorëheqjen si trajner i ekipit të parë,- tha klubi në një deklaratë të mërkurën. - Klubi dëshiron të falënderojë trajnerin për arritjet e tij dhe për punën që ka bërë, duke i uruar atij suksese në jetën e tij profesionale dhe personale”. 

“Në të njëjtën kohë, klubi ka vendosur t'ia besojë rolin e trajnerit, Giovanni Martusciello-s ”,- saktëson ai. Sipas shtypit italian, ky zëvendësim i Sarrit nga ndihmësi i tij është i përkohshëm dhe duhet të zgjasë të paktën deri në pushimin ndërkombëtar që fillon javën tjetër.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll