Sport

Policia arreston në Spanjë, gjashtë persona të dyshuar për vjedhje në shtëpitë e disa prej lojtarëve të La Liga-s...

Policia spanjole ka arrestuar gjashtë të dyshuar për vjedhjet e rezidencave në Madrid të tetë futbollistëve të pasur, ku të përfshirë janë edhe Radamel Falcao dhe Rodrygo.

13 Mars 2024, 15:43 Nga DOSJA
Policia arreston në Spanjë, gjashtë persona të dyshuar

SPANJE - Pesë burra dhe një grua, të dyshuar për disa vjedhje, u arrestuan dhe policia sekuestroi 10 ora, bizhuteri, 3.300 euro para të gatshme dhe dy pistoleta ajrore, tha policia në një deklaratë. 

Arrestimet u bënë më 13 shkurt, por u zbuluan vetëm këtë javë. Sipas policisë, seria e vjedhjeve është kryer duke filluar nga korriku i vitit 2022, në zona të pasura të Madridit dhe rrethinat e tij. Kolumbiani Radamel Falcao, lojtar i Rayo Vallecano, dhe braziliani Rodrygo, i cili luan për Real Madridin, ishin mes viktimave, tha një burim policor për Reuters.

Të dyshuarit kanë mbledhur informacion nga rrjetet sociale të viktimave të tyre

Ky i fundit tha se të dyshuarit shfaqnin një "nivel të lartë profesionalizmi", duke studiuar videot dhe fotografitë që lojtarët dhe rrethuesit e tyre shpërndanë në rrjetet sociale për të mbledhur informacione mbi strukturën e shtëpive dhe orët e mungesës së banorëve të tyre. Të dyshuarit, gjithashtu ekzaminuan sistemet e sigurisë për të përcaktuar se si të fitonin hyrjen, shtoi policia.

Tre nga të arrestuarit janë dërguar në paraburgim dhe po hetohet për akuzat e vjedhjes me dhunë, apo kanosjes, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të parave.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll