Bota

Zgjedhje të parakohshme në Katalonjë, qeveria separatiste dështoi të kalojë propozimin buxhetor në parlament

Zgjedhjet fillimisht ishin planifikuar për në shkurt 2025 në fund të mandatit aktual legjislativ. Zgjedhjet e parakohshme mund të kenë pasoja për politikën kombëtare pasi kryeministri socialist i Spanjës Pedro Sanchez mbështetet te partitë separatiste katalanase për të miratuar ligje.

13 Mars 2024, 20:28 Nga S.N

 

Zgjedhje të parakohshme në Katalonjë, qeveria separatiste
Pere Aragones

SPANJË- Shefi i qeverisë katalanase Pere Aragones tha sot se do të mbahen zgjedhje të parakohshme në 12 maj. Kjo vjen pasi qeveria e pakicës separatist e këtij rajoni spanjoll dështoi të kalojë propozimin e saj buxhetor në parlamentin rajonal.

Zgjedhjet fillimisht ishin planifikuar për në shkurt 2025 në fund të mandatit aktual legjislativ. Zgjedhjet e parakohshme mund të kenë pasoja për politikën kombëtare pasi kryeministri socialist i Spanjës Pedro Sanchez mbështetet te partitë separatiste katalanase për të miratuar ligje.

Masa vjen në prag të një votimi në dhomën e ulët të Madridit mbi një projekt-ligj për të dhënë amnisti për aktivistët pro-pavarësisë dhe zyrtarët e përfshirë në përpjekjet separatiste të Katalonjës gjatë dekadës së fundit. Projektligji pritet gjerësisht të kalojë.

katalonje spanje

Sondazh

Poll